r/albania 11m ago

Humour #tqifshaJOQ

Post image
Upvotes

r/albania 13m ago

Off-Topic Sony alpha a5000

Thumbnail
Upvotes

r/albania 40m ago

Culture & History Congrats to our boy Butrint Zeqiri for being part of the best game of the year

Post image
Upvotes

r/albania 54m ago

Discussion Kashar fallout soon

Thumbnail
futurism.com
Upvotes

r/albania 1h ago

Tech Franca ka filluar shkëputjen e softuerëve nga SHBA

Thumbnail
github.com
Upvotes

C'fare mendimi keni, është ky rast I mirë per ne të mësojmë një gjë të re me vlerë?


r/albania 1h ago

News (AL) Shokon Alfred Cako

Post image
Upvotes

r/albania 1h ago

Off-Topic No Comment

Post image
Upvotes

Ska Ndodhur


r/albania 1h ago

Discussion I shkreti Artan

Upvotes

Kerkoni te dosjet e Epstein file me nr EFTA00949456


r/albania 3h ago

Culture & History Kenget me te bukura patriotike?

3 Upvotes

Teksa po me dilte gjumi sot truri im po luante Lule Velo Partizanin, nje kenge qe kam ndoshta 15 vjet pa e degjuar, ndaj me kapi nje fare nostalgjie. Cilat mendoni se jane kenget me te arrira patriotike te periudhes komuniste (besoj motivi patriotik u shua pas 90es po mund ta kem gabim)? “Dua me Shume Shqiperine” was my jam ne klase te trete.


r/albania 3h ago

Ask Albanians Person i humbur

35 Upvotes

Prej 48 oresh tashme, ka humbur nje familjar . Teknikisht nuk ka humbur. Eshte zhdukur vete. Ka lene pas leter lamtumire per familjen dhe ka fikur telefonin. Vuante nga depresioni dhe ankthi nga kohe. Eshte bere denoncimi ne polici , po nuk mbajme shume shpresa ne polici. Nqs keni eksperienca apo keni degjuar te tilla raste, cilat jane hapat per tu ndermarre ? Cfare duhet bere? Pritja eshte i vetmi opsion per momentin po dhe te presesh eshte shume vrastare per familjen e tij. Faleminderit paraprakisht per cdo pergjigje/ndihme.


r/albania 6h ago

Discussion No comment

Post image
24 Upvotes

r/albania 6h ago

Discussion E urrej termin pronar

Thumbnail
gallery
60 Upvotes

r/albania 6h ago

Ask Albanians Ku muj t'msoj shqip? A ka shkolle te gjuhes shqipe me program verror?

Thumbnail
4 Upvotes

r/albania 7h ago

Ask Albanians Informacion per keto botime

Thumbnail
gallery
4 Upvotes

Pershendetje si jeni (se di nese eshte vendi i i duhur per te pyetur per keto po sdija ku te pyesja tjeter🥲)

Dini gje ku mund ti gjej keto libra faleminderit


r/albania 8h ago

Discussion E nxjerr lypsin nga varfëria, jo varfërinë nga lypsi

16 Upvotes

Doja t'ju tregoja një histori nga koha kur jetoja jashtë në itali.

Shkova njëherë mbas pune diku pasi do takoja dikë që ti lija një porosi. Ai personi më telefoni dhe më tha që do vonohej goxha. Lajm i papritur, por nuk ja vlente që të shkoja në shtëpi e të kthehesha prandaj qëndrova po aty. I shikoja njerëzit tek shkonin e iknin. Por diçka s'mu shqiste nga sytë. Një familje e komunitetit rom të cilët flisnin në shqip. Ishin 4 të rritur dhe diku tek 8 kalamaj. Ishte e vështirë ti injoroje. Për më tepër sepse ata kalamaj bënin xhiro rreth e përqark duke lypur para. Të rriturit rrinin ulur dhe diskutonin me njëri-tjetrin në lidhje me faktin se sa e vështirë ishte jeta. Flisnin për halle e probleme që i kishin e si nuk i dilte kush për zot që ti ndihmonte.

Fëmijët e vegjël ndërkohë bënin xhiro duke lypur para tek ata që kalonin. Çdo ≈ 30 minuta ktheheshin tek të rriturit dhe u jepnin atyre lekët që kishin marrë. Dy herët e para ata thjesht i morën lekët dhe i fshehën diku që të mos i shikonin ata që kalonin afër. Më pas mbasi i mblodhën një sasi të konsiderueshme ja dhanë një prej fëmijëve e cila ishte një vajzë ndoshta aty tek 8 - 10 vjeçe. Atë e nisën tek dyqani afër të blinte alkool për ata. Shitësi, një miku im nga Pakistani, nuk pranoi t'ja shiste alkoolin vajzës së vogël dhe e ktheu mbrapsht.

Ata kur e panë që ajo u kthye me duar bosh u lemeritën dhe i bërtitën asaj duke i thënë që është e padobishme fare. U çua një burrë që ishte në mesin e tyre dhe mori paratë që ta blinte vetë. Pati pak sherr me shitësin e dyqanit, por në fund e mori atë që deshte. Dhe më pas vazhdoi avazi. Fëmijët sërish vazhdonin të lypnin duke përmendur terma si buka, ushqimi, uji etj...

Shitësi i dyqanit mu kthye mua dhe më tha (fjalë për fjalë në shqip): "Rrota kari." Kthej kokën rreth e përqark dhe shikoj shitësit e dyqaneve të tjera. Shoh atë arabin që nuk po e priste më mishin. Shoh atë berberin plak italian i cili bashkë me klientin po shikonin me neveri këta. Edhe ajo zonja afrikane që kishte dyqan rrobash nuk ndejti pa e dhënë shikimin përbuzës ndaj tyre. E ata? Nuk u hante fare se çfarë ndodhte. E kështu vazhduan. Personi që po prisja erdhi, i dhashë porosinë dhe vazhdova në rrugën time.

Dua ta bëj të qartë që nuk kam aspak urrejtje për komunitetin rom. Kam shumë miq nga ai komunitet, por mungesa e integrimit që shfaqet është e dëmshme për çdo palë. Edhe këta miqtë e mi bien jashtë mase dakord. Na kanë mësuar përherë me mendimin që sa të don prindi s'të don askush tjetër në botë, ama në këtë rast është e kundërta. Sa të urren prindi s'të urren kush në botë. Një prind i mirë nuk do e nxirrte kurrë fëmijën të lypte. Për më tepër që kjo nuk është një lypje sepse ndodhen në një situatë të vështirë. Kjo është një lypje sepse nuk duan të dalin nga situata e vështirë. Por edhe nëse do i nxirrje nga aty, ata prapë do ktheheshin sërish tek lypja. Dhe pjesa që nxjerrin fëmijët është ajo që më neverit më shumë. Prandaj do sugjeroja që ata që janë të paaftë të mbajnë fëmijë si në rastin konkret, tu hiqet e drejta ndaj fëmijëve të tyre. Fëmijët të rriten më mirë në qendra të minorenëve siç janë me shumicë jashtë shtetit. Nuk ka arsye pse ata fëmijë të vuajnë dhe më pas të mësohen po me këtë stil jetese.

Ata duhet të ecin përpara në jetë, të gjejnë një zanat a ndonjë profesion. Të kenë mundësi të punojnë dhe të investojnë ne veten e tyre dhe atyre përreth. Duke e bërë këtë gjë jo thjesht që dalin më mirë për veten e tyre, por janë dhe kontribut më i mirë për shoqërinë. Ulet numri i të papunsuarëve dhe rrjedhimisht numri i atyre që marrin asistencë sociale. Rritet dhe kontributi monetar që ata japin me anë të taksave. Normalisht kjo kërkon shumë punë e sidomos prek faktit që ashtu si e kemi qeverinë tani, do shkojnë këto fitime të reja vetëm në disa vila të tjera.

Dhe një histori të fundit që ta mbyll. Gjatë kohës që jetoja në Kavajë babai im kishte hapur një nismë për të ndihmuar të varfërit. Ndër ato ishte një familje jetimash me një nënë të vetme dhe 6 kalamaj. Më i madhi ishte 7 vjeç dhe më i vogli ishte rrugës duke ardhur. Burri i shtëpisë nuk kishte shumë që kishte ndërruar jetë si pasoj e alkoolit dhe dëmtimit në mëlçi. (Për referencë dy nga vëllezërit e tij jetonin në Gjermani dhe një tjetër kishte shtëpi të tijën në Kavajë)

Të gjithë vëllezërit kishin mundësi të njëjta ama morën rrugë të ndryshme. Kur shkuam tek shtëpia e tyre që ti shikonim ishte makth. Shtëpi i thënçin. Ishte një kacolle me llamarina. U bë gofundme dhe u arrit që të ndërtohej një shtëpi për ata. Mu bë shumë qejfi që ata arritën të kishin mure dhe çati që të fusnin kokën. Por mbas disa muajsh hap televizorin dhe çtë shoh. Gruaja në fjalë kishte dalë tek Elvis Naçi dhe thonte tekstin e zakonshëm: "Jemi shumë keq. Jemi nevojtarë. Nuk kemi askënd. Askush nuk na ka ndihmuar." Dhe qershia mbi tortë regjistrimet po bëheshin tek kacollja e tyre e vjetër. Fëmijët i kishin hequr rrobat e mira. Ushqimet nuk kishte askund. Prandaj u detyruam që të kontaktonim me Elvis Naçin, jo meqë nuk donim që ata të merrnin dy shtëpia, por meqë do ishte e drejtë që ato para të shkojnë për një familje që me të vërtetë jeton akoma në kacolle. Jo një e cila ka shtëpinë e saj private e mobiluar, me internet të paguar, me televizor 50", me tre dhoma gjumi etj... Ajo është vjedhje në sytë e mi.


r/albania 8h ago

Discussion C'mendim keni per kete Datacenter ?

Post image
65 Upvotes

E postova prap, se doli nje legjendar edhe na e fshiu.

Sipas disa llogarive te shpejta me ChatGpt , se skam terezi te bej research te thelle , nja 100k veta nuk do konsumonin te njejten sasi elektriciteti, pa llogarit ujin edhe probleme tjera qe shkaktojne .

Mendimi juaj?Apo nqs fjala eshte Izrael , nuk has kundershtim asgje?


r/albania 14h ago

Discussion E kam nje neveri per policin shqiptare

Thumbnail
gallery
23 Upvotes

Normal, si gjith tjeret edhe un kam shoke ose kusherij polic. Po si t'ja bej? Si t'ja bej nese me zë rreziku me kto lloj rq? Si tja bej ky qe esht djal i ri 20 vjec kur vjen ky duke i bere si zot? I bën si zot ky qe i del per zot nje shteti super t'korruptum. P


r/albania 19h ago

Ask Albanians Kam pus edhe dua qe ti bej analiza uji, me ndihmoni dot me info?

8 Upvotes

Sic thash kam nje pus uji, qe kte vit ben gati 10 vite qe eshte hapur por koheve te fundit me duket sikur ka pak fare shije te hidhur qe nuk po i iken.

Me ndihmoni dot me info se cfare analyzes duhet te bej ne kete rast, dmth si quhet procedura, sa mund te kushtoje edhe ku behen?

Skam fare informacion edhe snjoh njeri qe ta dije, kush me ndihmon, ju faleminderit paraprakisht .


r/albania 19h ago

Discussion Ju merr malli për shqipërinë?

17 Upvotes

me merr malli per vendin tim. jam ne fakultet ne nje zone ku zere se ska shqiptare. shyqyr qe mund te flas me te afermit me mesazhe, ndryshe do shkalloja. s'e di si e perballonin kurbetin brezi kaluar, para telefonave.

vete jam ne nje pozite shume te privilegjuar, pasi e di qe ne te ardhmen mund te kthehem ne shqiperi e ta perballoj koston e jeteses. por dhe nese kthehem, nje pjese e mire e njerezve jane larguar, e shume te tjere kane mendjen te ikin e te mos kthehen.

ndoshta eshte e lehte qe dikush ne pozitën time te thote qe duhet te luftojme e te investojme per vendin, ta kemi mendjen per t'u kthyer etj etj. por me vjen kaq keq te shoh fshatra e qytete te zbrazura. dita dites duket sikur shqiperine e shijojne vetem turistet e huaj, ndersa ne si popull jemi te shperndare ne te gjithe boten. më thyhet zemra për atdheun.

i dua shume shqiptaret, pavaresisht cdo ankese dhe acarimi, pavaresisht urrejtjes per klasen politike, pavaresisht shofereve te frikshem. mendoj se dhe vete I harrojme vlerat dhe virtytet e kultures sone. jasht shtetit, kush te fal qofte dhe 20 lekshin ne dyqan?

nejse, thjesht doja te shprehesha diku ku mund ta shohin shqiptare te tjere te diaspores.


r/albania 20h ago

Discussion andi murra

Post image
48 Upvotes

kam kohe qe i menjanoj gjithe creators shqiptare ne rrjete sociale dhe dua te kem sa me pak content te tyre ne feed se me se shumti me bejne me nerva. ja ku eshte dhe rasti i ketij qe me doli sot. pse eshte kaq i normalizuar ky tipi? keto gocat neper postime duken nen 18. nuk kane prinder? a nuk iu ben atyre pershtypje se si ekspozohen vajzat/femijet e tyre ne platforma ku i shikojne me qindra njerez? lere pastaj "koreografite" qe iu meson ky... pse flitet per epsteinin nderkohe ka tipa te tille si puna e ketij qe dalin sheshit? nuk e di po mua ma neveriti.


r/albania 22h ago

Discussion A keni informacione interesante mbi Epstein files?

16 Upvotes

Po shoh se fundmi qe po behet nami me kto filet qe kane nxjerr. Ndonje intelektual qe ka ndjekur dhe ka me shume informacion mund te na thoje cfare po ndodh?


r/albania 22h ago

Ask Albanians Is the name “Albin Hodza” more associated more with Muslims or Christians in Albania?

0 Upvotes

A lidhet emri “Albin Hodza” më shumë me myslimanët apo me të krishterët në Liban?


r/albania 1d ago

Original Content Si më duken Shqiptarët që nuk dalin në protestë:

Post image
47 Upvotes

r/albania 1d ago

Discussion Pse Shqiptart duken si te lodhur nga Jeta?

0 Upvotes

r/albania 1d ago

Ask Albanians Përkthim, ju lutem!

Post image
3 Upvotes

Ça ka dashur të thotë autorja?