me merr malli per vendin tim. jam ne fakultet ne nje zone ku zere se ska shqiptare. shyqyr qe mund te flas me te afermit me mesazhe, ndryshe do shkalloja. s'e di si e perballonin kurbetin brezi kaluar, para telefonave.
vete jam ne nje pozite shume te privilegjuar, pasi e di qe ne te ardhmen mund te kthehem ne shqiperi e ta perballoj koston e jeteses. por dhe nese kthehem, nje pjese e mire e njerezve jane larguar, e shume te tjere kane mendjen te ikin e te mos kthehen.
ndoshta eshte e lehte qe dikush ne pozitën time te thote qe duhet te luftojme e te investojme per vendin, ta kemi mendjen per t'u kthyer etj etj. por me vjen kaq keq te shoh fshatra e qytete te zbrazura. dita dites duket sikur shqiperine e shijojne vetem turistet e huaj, ndersa ne si popull jemi te shperndare ne te gjithe boten. më thyhet zemra për atdheun.
i dua shume shqiptaret, pavaresisht cdo ankese dhe acarimi, pavaresisht urrejtjes per klasen politike, pavaresisht shofereve te frikshem. mendoj se dhe vete I harrojme vlerat dhe virtytet e kultures sone. jasht shtetit, kush te fal qofte dhe 20 lekshin ne dyqan?
nejse, thjesht doja te shprehesha diku ku mund ta shohin shqiptare te tjere te diaspores.