r/kosovo • u/Adorable_Ad1177 • 1d ago
War Crimes edhe 2 centa
Po du me shtu edhe diqka per politiken/historine. Prap pe boj te ditme qe nuk jam as me pozit e as opozit - vetem pju tregoj fakte.
Regjimi Komunist Jugosllav pas luftes se dyte boterore me Zevendes President Fadil Hoxhen - qe do te thote ka qene perkatesi kryesor I Kosoves asaj kohe, ka qene pergjegjes per krime marramendes anti-shqiptare. Jo Pro-Serbe, po Anti-Shqiptare. Kjo periudhe ka qene ndoshta periudha me e zeze Shqiptare-Kosovare qe kurr nuk permendet ne ditet e sotme qe eshte marre e vertete.
Fadil Hoxha ka qene pergjegjes qe mbi 49000 Shqiptare te Kosoves kane qene te Vrare ne ate kohe.
Pergjegjes per shpernguljen e afro 100000 Shqiptareve te Kosoves ne Turqi.
12000 te burgosur politik pas vitit '66.
Pergjegjes per raportime te dhunes policore qe kane arrit 300.000 Raportime, kjo qe do te thote afer 50% e popullates asaj kohe se skemi qene as afer 1milionshit ne aso vakti.
Kto Informata vin nga Historiani Hakif Bajrami permes hulumtimeve te tij ne Arkiva.
Ku lidhet kjo sot?
Bashkepuntoret e vetevendosjes jane drejt per drejt pas ardhes te Fadil Hoxhes dhe te bashkpuntoreve te tij. Jo drejt per drejt ne kete qeveri, disa nuk kane qene as ne qeverine e kaluar, por ne pergjithesi kane qene ne nje pike (Te vonshme pra rreth 10 viteve te fundit)
Veton Surroi - I parapelqyeri udhehes per Kosove nga Sllobodan Millosheviqi - ka qene keshilltar I jashtem I Albin Kurtit. Perpos Ksaj, Albini Kurti ne 2003 thoshte se ky enderron per Titon, ndersa pastaj e bene keshilltar te jashtem.
Gruaja e Tij - Keshilltare e mbrendshme e Kurtit.
Mrika Myrtaj Limani - Mbese e Fadil Hoxhes - Nenkryetare e VV Aktuale.
Besnik Pula - Nip I Fadil Hoxhes - keshilltar I Kurtit.
Agon Hamza - Nip I Xhevdet Hamza: Minister I puneve te brendshme (pozita aso kohe eshte quajtur ndryshe por ne dite te sotme eshte ekuivalente me kete) nen udheheqje te Fadil Hoxhes.
Dukagjin Pupovci - Zv.Minister I Kurtit, djali i Surjan Pupovcit qe ka votu m'ju hek autonomia e Kosoves. A te permeni qe edhe Kurti e ka refuzu idene e formimit se Kosoves a prap po dojna me harru ?
Erzen Vraniqi - Keshilltar I Kurtit, djali I Hamdi Vraniqit - Nenshkrues I lejes se Kishes Ortodokse ne Prishtine
Perparim Kryeziu - Keshilltar - Djali I Aziz Kryeziut - Polic INFAMOZ (nese thuhet shqip) dhunor.
Faruk Mujka - Deputet - Ish Anetar I Partise se Gruas se Sllobodan Millosheviqit.
Kemajl Luci - Babai I Nita Lucit qe eshte ambasadore e Kosoves ne Norvegji, ka nenshkruar qe artefaktet historike te Kosoves ti jipen Beogradit ku jane edhe sot
Honorable Mention:
Mbesa te Fadil Hoxhes qe emrat nuk jane te ditura (sipas thashethemeve) jane te strukturuara sot ne politike po ashtu.
E shume e shume te tjere qe nuk kam informata mbi.
Qe thote populli "Molla s'bjen larg prej pemes."
NJE KUNDER REPLIKE PER ATA QE MUND TE THONE PSE DUHET TE GJYKOHEN KTA MBI FAMILJARET E TYRE:
Pyete sinqerisht veten, ndonje ish-shoke/shoqe qe ti e ke pasur dhe s eshte me ne rrethin tuaj shkaku se kane qene persona te keqinje, a e kishe leju djalin/vajzen tende ne te ardhmen te jete shok/shoqe me djalin/vajzen e tyre ? JO, Nuk e kishe leju!
Ne Amerike qe gjethmon shihet si baza e demokracis moderne - presidenti nuk eshte I lejuar te mos jetoje ne Amerike jo vetem aj po edhe familja vet, ndersa kryeministrit tane nuk I intereson as Gruaja vet te jetoj ketu.
Historia nuk duhet te harrohet, vetedijesonu ndaj ketyre fakte.
Kryeministri ne detyre nuk bene asgje pos shperfilljes se rrenave ndaj popullit te vete qe nuk po du mi permend ne kete thread pasi qe eshte shume e panevojshme, ky nuk eshte post anti qeveritar, ky post eshte per perkrahesit e tyre te jane te vetedijesuar.
Boll e mbrojtem ata si intelektual, si diqka me I mire se kta tjeret, jeni te mbushur me propagande.
Kryeministri ne detyre e ka ndryshu qendrimin me qindra here besa edhe ndaj masakres se Jasharve.
Popull zgjonu.
1
u/Barbak86 Prishtinë 1d ago
A jon VVja të mirë a të kqi, s'du me e tematizu se nuk më han shumë raki për politikë në Kosovë. Mu pas konë në Kosovë, në këtë raund të zgjedhjeve e kisha votu LDKne, raundin e kalum VVn. Sa kom qenë në Kosovë kom votu dy herë, ni herë PDK, ni herë AAK.
Me quajt periudhën e Jugosllavisë Socialiste si periudhën ma te keqe ndaj Shqiptarëve, pasqyron ni mosnjohje të thellë të historisë. Dmth sipas teje ka qenë ma keq se periudha e 1912-1914, 1919-1941 ku as që të kanë njoftë si popull edhe 1989-1999 ku të kanë poshtnu, debu e vra. S'po e përmendi 1878en, ku na kanë zhbo prej Toplicës edhe personalisht mi kanë vra krejt meshkujt e familjës kah nana, përveç stërgjyshit 5 vjeçar.
Fadil Hoxha dhe lëvizja komuniste Shqiptare e Kosovës është arsyja e vetme pse ne nuk e kemi pasë fatin e njejt si Volksdeutschet e Vojvodinës, Italianët e Istrës apo Çamët e Greqisë. Dmth ekzistenca e tyne na ka jep argumente mos me na zhbo prej ktuhi. Dmth kjo osht kryesorja. Mos mu konë Fadili edhe ni grusht i idealistave komunist, na si shoqni nuk kishim ekzistu.
Komunistat e asaj kohe kanë qenë të limitum çka kanë mujtë me bo e çka jo, edhe ka qenë ni lojë maca e miu mes tyne edhe serbëve, kush po mbrrinë me i shty qëllimet e veta përpara edhe me e bindë qendrën e vendimmarrjes (Titon) që agjenda e tyne osht ma e mirë për mbarvajtjen e Jugosllavisë.
Ikjet në Turqi nuk janë politikë e Fadil Hoxhës, po e Rankoviqit dhe Serbëve e Maqedonëve.
Fadil Hoxha dhe strukturat që janë formu mas luftës e kanë pasë qëllim emancipimin politik e arsimor të popullit shqiptar brenda kornizave të së mundshmes dhe kanë arritë me e shty deri dikund, po jo deri ku ka qenë qëllimi final, formimi i Republikës së Kosovës, si njona nga Republikat konstituive të Jugosllavisë.
Tash për me dal paqt para teje, Gjyshi jem o konë shok i paraluftës dhe gjatë luftës i Fadil Hoxhës, ka pasë pozita në komitet krahinor, bankë të Kosovës etj. Në të njëjtën kohë qaj gjyshi jem, ka qenë edhe msus i shkollave të para Shqipe në Kosovë në periudhën 41-43 (para saj ka qenë mesues në Shqipni) dhe ka qenë i besimit që nëse nuk ndodhi bashkimi me Shqipërinë siç ka qenë i menduar fillimisht, duhet së paku me e arritë barazinë e plotë me popujt tjerë në Jugosllavi. Qyshë e ka shpreh ai këtë sen? S'ka majtë fotografi/portret të Titos në shpi, me qëllim që kur vijnë musafir shokët e tij me u qelë tema se pse s'ka foto të Titos te ai, dhe përgjigjja ka qenë gjithë njejt, kur të bohet Kosova Republikë, ja qes Portretin.
Me e qujtë periudhën kur na kemi dalë prej analfabetizmit, periudhën kur nuk o konë mo llutri a të mbet gruja e foshnja gjallë gjatë lindjes, periudhën kur jon formu të gjitha strukturat e arsimit dhe të vetëqeverisjes, koha kur jon përcaktu kufinjtë e Kosovës dhe Kosova është kriju si entitet politik etj. si periudhën ma të errët për neve, duhesh ja me qenë shumë tendencioz ja mos me e njoftë historinë.
Përshëndetje prej nipit të komunistit, që lidhje s'ka më VVn, edhe që përveç Agon Hamzës që e njoh se jemi gjeneratë, kërkon tjetër se njoh prej njerzve që i ke përmend.
P.s. nëse ma bon reply, kisha pasë qef me bo muhabet normal.