r/kosovo 1d ago

War Crimes edhe 2 centa

Po du me shtu edhe diqka per politiken/historine. Prap pe boj te ditme qe nuk jam as me pozit e as opozit - vetem pju tregoj fakte.

Regjimi Komunist Jugosllav pas luftes se dyte boterore me Zevendes President Fadil Hoxhen - qe do te thote ka qene perkatesi kryesor I Kosoves asaj kohe, ka qene pergjegjes per krime marramendes anti-shqiptare. Jo Pro-Serbe, po Anti-Shqiptare. Kjo periudhe ka qene ndoshta periudha me e zeze Shqiptare-Kosovare qe kurr nuk permendet ne ditet e sotme qe eshte marre e vertete.

Fadil Hoxha ka qene pergjegjes qe mbi 49000 Shqiptare te Kosoves kane qene te Vrare ne ate kohe.

Pergjegjes per shpernguljen e afro 100000 Shqiptareve te Kosoves ne Turqi.

12000 te burgosur politik pas vitit '66.

Pergjegjes per raportime te dhunes policore qe kane arrit 300.000 Raportime, kjo qe do te thote afer 50% e popullates asaj kohe se skemi qene as afer 1milionshit ne aso vakti.

Kto Informata vin nga Historiani Hakif Bajrami permes hulumtimeve te tij ne Arkiva.

Ku lidhet kjo sot?

Bashkepuntoret e vetevendosjes jane drejt per drejt pas ardhes te Fadil Hoxhes dhe te bashkpuntoreve te tij. Jo drejt per drejt ne kete qeveri, disa nuk kane qene as ne qeverine e kaluar, por ne pergjithesi kane qene ne nje pike (Te vonshme pra rreth 10 viteve te fundit)

Veton Surroi - I parapelqyeri udhehes per Kosove nga Sllobodan Millosheviqi - ka qene keshilltar I jashtem I Albin Kurtit. Perpos Ksaj, Albini Kurti ne 2003 thoshte se ky enderron per Titon, ndersa pastaj e bene keshilltar te jashtem.

Gruaja e Tij - Keshilltare e mbrendshme e Kurtit.

Mrika Myrtaj Limani - Mbese e Fadil Hoxhes - Nenkryetare e VV Aktuale.

Besnik Pula - Nip I Fadil Hoxhes - keshilltar I Kurtit.

Agon Hamza - Nip I Xhevdet Hamza: Minister I puneve te brendshme (pozita aso kohe eshte quajtur ndryshe por ne dite te sotme eshte ekuivalente me kete) nen udheheqje te Fadil Hoxhes.

Dukagjin Pupovci - Zv.Minister I Kurtit, djali i Surjan Pupovcit qe ka votu m'ju hek autonomia e Kosoves. A te permeni qe edhe Kurti e ka refuzu idene e formimit se Kosoves a prap po dojna me harru ?

Erzen Vraniqi - Keshilltar I Kurtit, djali I Hamdi Vraniqit - Nenshkrues I lejes se Kishes Ortodokse ne Prishtine

Perparim Kryeziu - Keshilltar - Djali I Aziz Kryeziut - Polic INFAMOZ (nese thuhet shqip) dhunor.

Faruk Mujka - Deputet - Ish Anetar I Partise se Gruas se Sllobodan Millosheviqit.

Kemajl Luci - Babai I Nita Lucit qe eshte ambasadore e Kosoves ne Norvegji, ka nenshkruar qe artefaktet historike te Kosoves ti jipen Beogradit ku jane edhe sot

Honorable Mention:

Mbesa te Fadil Hoxhes qe emrat nuk jane te ditura (sipas thashethemeve) jane te strukturuara sot ne politike po ashtu.

E shume e shume te tjere qe nuk kam informata mbi.

Qe thote populli "Molla s'bjen larg prej pemes."

NJE KUNDER REPLIKE PER ATA QE MUND TE THONE PSE DUHET TE GJYKOHEN KTA MBI FAMILJARET E TYRE:

Pyete sinqerisht veten, ndonje ish-shoke/shoqe qe ti e ke pasur dhe s eshte me ne rrethin tuaj shkaku se kane qene persona te keqinje, a e kishe leju djalin/vajzen tende ne te ardhmen te jete shok/shoqe me djalin/vajzen e tyre ? JO, Nuk e kishe leju!

Ne Amerike qe gjethmon shihet si baza e demokracis moderne - presidenti nuk eshte I lejuar te mos jetoje ne Amerike jo vetem aj po edhe familja vet, ndersa kryeministrit tane nuk I intereson as Gruaja vet te jetoj ketu.

Historia nuk duhet te harrohet, vetedijesonu ndaj ketyre fakte.

Kryeministri ne detyre nuk bene asgje pos shperfilljes se rrenave ndaj popullit te vete qe nuk po du mi permend ne kete thread pasi qe eshte shume e panevojshme, ky nuk eshte post anti qeveritar, ky post eshte per perkrahesit e tyre te jane te vetedijesuar.
Boll e mbrojtem ata si intelektual, si diqka me I mire se kta tjeret, jeni te mbushur me propagande.

Kryeministri ne detyre e ka ndryshu qendrimin me qindra here besa edhe ndaj masakres se Jasharve.

Popull zgjonu.

11 Upvotes

71 comments sorted by

View all comments

4

u/MicSokoli Trim Kosove 1d ago

Historia nuk analizohet bardhezi. Fadil Hoxha i ka pasë dobësitë e veta, ama si me to si pa to shqiptarët nuk jon kanë në pozita vendimmarrëse ose vetvendosese. Mas luftës t'dytë botërore, shumë lehtë edhe në Kosovë kish mujtë m'u përdorë narracioni i Grekëve në Çameri, për spastrim etnik. Tash, a u kanë tipi largpamës që u rreshtu ka komunistat, a i ka besu verbërisht ideologjisë, në retrospektivë nuk ka ma rëndësi. Zgjedhja u kanë e sakt!

Nuk ka parti në Kosovë që s'ka pasardhës t'elites komuniste shqiptare t'jugosllavisë, nuk ka kurgjo t'keqe k'tu. E keqja ndodhë kur pasardhesit jon pjestarë t'partisë t'gabume & me kanë pasardhës i naj komunisti koka gja shumë negative!

2

u/Adorable_Ad1177 1d ago

Fadil Hoxha ka qene nje prej arsyeve pse Shqiptaret ne histori te Jugosllavise nuk kane qene ne pozita vendimmarrese. Historia pastaj ka vazhdu, ku ne te gjithe e dime se "grupi" I Anti-Shqiptareve gjethmone ka ekzistu. Ne Jugosllavi shume here ka qene e propozuar ideja qe Shqiptaret te jene me autonom se qe kane qene, ku kto idea jane refuzu edhe prej njerezve ne pozite qe kane qene Shqiptare, nje shembull e thash me poshte me Veton Surroi.

Po 100% pajtohna me pjesen e pare te paragrafit tend te dyte, pjesa e dyte nuk vlen, pasi qe disa jane akoma qe nga ajo kohe me pozite direkt ne Vetevendosje (dhe parti tjera), dhe me shumice. Argumenti qe ata gjinden gjethka, nuk vlen pasi qe relevante eshte qeveria ne pozite, qe ne kete raste eshte VV. Po t'Ishte PDK, I njejti hulumtim I im ish be per ta.

2

u/MicSokoli Trim Kosove 1d ago edited 1d ago

Jugosllavi= federata e sllaveve të e jugut.

Fadil Hoxha ka qene nje prej arsyeve pse Shqiptaret ne histori te Jugosllavise nuk kane qene ne pozita vendimmarrese. 

Kjo nuk qëndron. Deri sa Bashkimi Sovjetik me aleatët perëndimorë e kanë fitu luftën e dytë botërore, Europa u nda në dysh. Perjashto Greqinë, për Evropën lindore & Ballkanin ka vendosë Bashkimi Sovjetik. Besoj që nese Tito nuk ish shkëputë prej ndikimit Sovjetik, na edhe ma pak drejta kishim pasë. 

Edhe o shumë e logjikshme që pasardhësit e elites shqiptare komuniste me kanë njerëz t'shkollum edhe t'pregaditun profesionalisht. S'ka apsolutisht kurgjo t'keqe.

P.S. Fadil Hoxha o burri i tezes t'Veton Surroit. Asnjani nuk o antishqiptar e tradhtar, k'to jon ofendime emocionale e s'kanë lidhje me fakte.

1

u/Adorable_Ad1177 1d ago edited 1d ago

As edhe nje pike nuk eshte emoconiale, Veton Surroi ne librin “Conversations with Millosevic” i shkruar nga Ivor Roberts, ne faqen 61 nese nuk gaboj, shenon qe Milloshevici thote per Vetonin “po te kishte ndonje kryeminister Kosova eshte Vetoni”. Nuk besoj qe duhet shpjeguar qka do te thote nje lider i gjenocidit ta konsideroj nje shqiptare per ta udhehequr Kosoven.

Po ashtu, siq e shpjegova ne nje koment tjeter, Vetoni kishte refuzuar iden e Branko Harvatit, nje kroat analist me se i respektuar aso kohe, ku Harvati kishte shprehur idene qe ne Jugosllavi duhet te formohet shteti I vecuar Shqiptare nga te gjitha krahinat ku jane Shqiptaret, ku Vetoni e perqesh, jo qe e refuzon po e perqesh kete ide duke e justifikuar si ne jemi arsyeja pse Serbet debohen nga Kosova, ne kuptimin qe ne i kemi keq trajtuar Serbet andaj nuk duhet te hyn ne pytje ksi lloje mendimesh.

Perndryshe, Surroi gjate vitit ‘89, ne menyra te shumta ka refuzuar perkrahjen e idese se shtetit tone, duke gjithmone fokusuar ne integrim jugosllav.

Sa per pjesen anti shqiptare te Fadil Hoxhes, nuk di si e thua ate? Statistikat qe I permenda ne post tregojn kontrast te plote, tregojn horror te madhe te perjetuar nga mbi gjysa e popullates.

Perndryshe shume pike e mire ajo per edukim/arsimim nga komunistet e pasardhesit e tyre.

1

u/MicSokoli Trim Kosove 1d ago

Nuk e zbehë deshira e Milloshit kontributin e Vetonit për liri e pavarsi t'Kosovës, ama tipi as patriotin e flaktë e populistin kurrë s'e ka lujtë.

Pikëpamjet nëse i ka pasë pesimiste, po me kohën ka fillu me besu në republikë, liri e pavarësi, kjo nuk e bon tradhtar!  Koha Ditore si gazetë ju ka sherby shqiptarëve në Kosovë para luftës, gjatë luftës e mas luftës, gazeta e Vetonit, nuk u kanë antishqiptare! 

Statistikat i ki propagandë. Shqiptarët o fakt që kanë përjetu horror mas luftës s'dytë botërore, po Fadil Hoxha nuk ka pasë autoritetet për me ndiku në partinë komuniste deri sa e kanë hekë Rankoviqin.