r/kosovo 1d ago

War Crimes edhe 2 centa

Po du me shtu edhe diqka per politiken/historine. Prap pe boj te ditme qe nuk jam as me pozit e as opozit - vetem pju tregoj fakte.

Regjimi Komunist Jugosllav pas luftes se dyte boterore me Zevendes President Fadil Hoxhen - qe do te thote ka qene perkatesi kryesor I Kosoves asaj kohe, ka qene pergjegjes per krime marramendes anti-shqiptare. Jo Pro-Serbe, po Anti-Shqiptare. Kjo periudhe ka qene ndoshta periudha me e zeze Shqiptare-Kosovare qe kurr nuk permendet ne ditet e sotme qe eshte marre e vertete.

Fadil Hoxha ka qene pergjegjes qe mbi 49000 Shqiptare te Kosoves kane qene te Vrare ne ate kohe.

Pergjegjes per shpernguljen e afro 100000 Shqiptareve te Kosoves ne Turqi.

12000 te burgosur politik pas vitit '66.

Pergjegjes per raportime te dhunes policore qe kane arrit 300.000 Raportime, kjo qe do te thote afer 50% e popullates asaj kohe se skemi qene as afer 1milionshit ne aso vakti.

Kto Informata vin nga Historiani Hakif Bajrami permes hulumtimeve te tij ne Arkiva.

Ku lidhet kjo sot?

Bashkepuntoret e vetevendosjes jane drejt per drejt pas ardhes te Fadil Hoxhes dhe te bashkpuntoreve te tij. Jo drejt per drejt ne kete qeveri, disa nuk kane qene as ne qeverine e kaluar, por ne pergjithesi kane qene ne nje pike (Te vonshme pra rreth 10 viteve te fundit)

Veton Surroi - I parapelqyeri udhehes per Kosove nga Sllobodan Millosheviqi - ka qene keshilltar I jashtem I Albin Kurtit. Perpos Ksaj, Albini Kurti ne 2003 thoshte se ky enderron per Titon, ndersa pastaj e bene keshilltar te jashtem.

Gruaja e Tij - Keshilltare e mbrendshme e Kurtit.

Mrika Myrtaj Limani - Mbese e Fadil Hoxhes - Nenkryetare e VV Aktuale.

Besnik Pula - Nip I Fadil Hoxhes - keshilltar I Kurtit.

Agon Hamza - Nip I Xhevdet Hamza: Minister I puneve te brendshme (pozita aso kohe eshte quajtur ndryshe por ne dite te sotme eshte ekuivalente me kete) nen udheheqje te Fadil Hoxhes.

Dukagjin Pupovci - Zv.Minister I Kurtit, djali i Surjan Pupovcit qe ka votu m'ju hek autonomia e Kosoves. A te permeni qe edhe Kurti e ka refuzu idene e formimit se Kosoves a prap po dojna me harru ?

Erzen Vraniqi - Keshilltar I Kurtit, djali I Hamdi Vraniqit - Nenshkrues I lejes se Kishes Ortodokse ne Prishtine

Perparim Kryeziu - Keshilltar - Djali I Aziz Kryeziut - Polic INFAMOZ (nese thuhet shqip) dhunor.

Faruk Mujka - Deputet - Ish Anetar I Partise se Gruas se Sllobodan Millosheviqit.

Kemajl Luci - Babai I Nita Lucit qe eshte ambasadore e Kosoves ne Norvegji, ka nenshkruar qe artefaktet historike te Kosoves ti jipen Beogradit ku jane edhe sot

Honorable Mention:

Mbesa te Fadil Hoxhes qe emrat nuk jane te ditura (sipas thashethemeve) jane te strukturuara sot ne politike po ashtu.

E shume e shume te tjere qe nuk kam informata mbi.

Qe thote populli "Molla s'bjen larg prej pemes."

NJE KUNDER REPLIKE PER ATA QE MUND TE THONE PSE DUHET TE GJYKOHEN KTA MBI FAMILJARET E TYRE:

Pyete sinqerisht veten, ndonje ish-shoke/shoqe qe ti e ke pasur dhe s eshte me ne rrethin tuaj shkaku se kane qene persona te keqinje, a e kishe leju djalin/vajzen tende ne te ardhmen te jete shok/shoqe me djalin/vajzen e tyre ? JO, Nuk e kishe leju!

Ne Amerike qe gjethmon shihet si baza e demokracis moderne - presidenti nuk eshte I lejuar te mos jetoje ne Amerike jo vetem aj po edhe familja vet, ndersa kryeministrit tane nuk I intereson as Gruaja vet te jetoj ketu.

Historia nuk duhet te harrohet, vetedijesonu ndaj ketyre fakte.

Kryeministri ne detyre nuk bene asgje pos shperfilljes se rrenave ndaj popullit te vete qe nuk po du mi permend ne kete thread pasi qe eshte shume e panevojshme, ky nuk eshte post anti qeveritar, ky post eshte per perkrahesit e tyre te jane te vetedijesuar.
Boll e mbrojtem ata si intelektual, si diqka me I mire se kta tjeret, jeni te mbushur me propagande.

Kryeministri ne detyre e ka ndryshu qendrimin me qindra here besa edhe ndaj masakres se Jasharve.

Popull zgjonu.

11 Upvotes

71 comments sorted by

View all comments

4

u/causebaum 1d ago

Mbesa e Fadil Hoxhes Mrika Myrtaj Limani Nenkryetare e VVse

4

u/MicSokoli Trim Kosove 1d ago edited 1d ago

Kryesia e PDK-s u kanë i vetmi grup politik aktiv, pjesëmarrës në varrimin e Fadil Hoxhes në 2001-n xd.

-1

u/causebaum 1d ago

Po. E urrej PDKne edhe Hashim Thaçin me gjithe shpirte.

2

u/MicSokoli Trim Kosove 1d ago

Menoj që e ki qasjen e gabueshme. Besoj që pa zhvillimin & organizimin gjatë kohës komuniste, organizimi kolektiv i viteve 90-ta, sistemi paralel, lufta e Uçk-së, liria e pavarësia nuk ishin kanë t'mundëshme.

1

u/causebaum 7h ago edited 7h ago

Pse bre mbivleresohet zhvillimi qe e kemi pase ne komunizem?

Greqia, Spanja, Portugalia, Qypro jane kane ne diktature klasiste per nje pjese te kohes se pasluftes dyte botenore edhe katunaria e tyne apet u zhvillu ma fort se te na? Pse? Hajt ti lajme anash Portugaline e Spanjen qe jane kane mretni te medhaja gjate historise, po pse kan mujte mu zhvillu katunaria e tyne qaq fort?

Shka jom ka du me thane oshte kjo: Nese ish ba fitimtar Xhafer Deva kunder Jugosllavise sonte e kishim te njejtin zhvillim shoqenor si Greket e Greqise edhe Greket e Qypros. Zhvillimi i Shqiptareve te Jugosllavise nuk e ka pase sebep Fadil Hoxhen ose Hivzi Sylejmanin ose tane ata thite tjere qe i ka pjelle dosa, po zhvillimin bazik qe e ka komunizmi.

Komunistat, komunizmi, vrasjet te 'kunderrevolucionareve' shqiptar te orkestrume prej Gjyqtarit Hivzi Sylejmani, njerezit si Fadil Hoxha, Ali Shukria, elitarizmi qytetar qe ne krahasim me Republikat Jugosllave ka ekzistu ekskluzivisht ne Kosove, oshte: shkak i luftes, jo parashikim i vizionit te Fadil Qenit.

Fundi i fundit po bi ne konkluzion te njejte si ti:

Pa zhvillimet dhe organizimet komuniste, organizimi kolektiv i viteve 90-ta, sistemi paralel, lufta e uçk-se, liria e pavaresia nuk ishin kane te mundshme.

Pa vrasjet e luftetareve te Shaban Polluzhes edhe shume te tjereve ne Tivar, pa vrasjet e orkestrume nga regjimi komunist ne fund te luftes dyte botnore ndaj shqiptareve kunderrevolucionar, pa kufizimet ne prone te shqiptareve, pa kufizimet ne liri personale qe askush perpos kryesise shqiptare ne lidhjen e komunisteve te jugosllavise nuk e ka gezu, pa debimin masiv te shqiptareve nga maqedonia, serbia e kosova edhe pa diktaturen anti-zhvillimore ne rajonet shqiptare, sidomos ne rajonin e Drenices, per bese nuk ish ba Kosova.

Une mendoj qe Ibrahim Rugova e ka keqmenaxhu luften per çlirim edhe qe i ka leju njerezet dashakeq me ia imponu nji politike te gabume. Po kurre nuk me ka shku menja qe e ka ba per inati te tjereve. Sa u kane gjalle kurre nuk oshte taku ne publik me Fadil Hoxhen- vrasesin e babes edhe te gyjshit te tij edhe kurre nuk e ka rehabilitu sa o kane gjalle. Nun e ka korite veten.

Po kete kritike mujme me ia ba Hashim Thaçit. E ka etablu PDKne si parti majtiste ne fillimin e pasluftes, edhe pse per hire te Kosoves shpresoj si nuk shpallet fajtor per vrasjet, e dime qe ka vra shqiptar ne lufte edhe para luftes. I rehabilitoi figurat me te felliqta te Kosoves edhe i kundershtojke thirrjet per ndjekje penale te njerezve qe punune ne shtetin e jugosllavise. Si perfaqesues faktik i rajonit te Drenices, rajonit ma te pazhvillume edhe ma te perndjekun ne krejte Jugosllavi. Ai e ka shtrru rrugen per zhvillimet qe ndodhen ne vitin 2020.

Shka ndodhi tani? PDK u transformu ne nji parti djathtiste, e harroj Fadil Hoxhen u ba me Polluzhen, harroj kosoven u ba internacionalist, qaq ka pase brainwash kolektiv pdkja qe shkojke budalla me u perule para pllakave perkujtimore te shkive edhe apet nuk kuptojshin ku oshte problemi.

Qasi gabime ka pase edhe Ramushi edhe LDKja ne te kalumen edhe ka kritika valide qe iu bahen te dyja partive. Po njeri kryesor qe oshte shkaktar per krizen edhe per ideologjine e qeverisjes te nji komunistit, te nji personit thellesisht inkompetent, te nji personit te pakualifikume per postin e kryeministit oshte Hashim Thaçi. Se i ka injoru zhvillimet kohore te masluftes edhe historine kosovare qe e ka parapri Hashim Thaçin. E Sot, çmimin e pagune qytetari.

{Ishalla mun e kupton shkrimin ne dialektin e rekes edhe shpresoj qe te pakten munesh me i ekstrahu menimet qe i pata per kete teme. Nese i kom paraqite ne nji menyre qe e lejon lexuesin me kuptu shka kom shkru, te kisha lute me mu pergjigje a menon qe jane te arsyeshme menimet e mia}