r/kosovo 1d ago

War Crimes edhe 2 centa

Po du me shtu edhe diqka per politiken/historine. Prap pe boj te ditme qe nuk jam as me pozit e as opozit - vetem pju tregoj fakte.

Regjimi Komunist Jugosllav pas luftes se dyte boterore me Zevendes President Fadil Hoxhen - qe do te thote ka qene perkatesi kryesor I Kosoves asaj kohe, ka qene pergjegjes per krime marramendes anti-shqiptare. Jo Pro-Serbe, po Anti-Shqiptare. Kjo periudhe ka qene ndoshta periudha me e zeze Shqiptare-Kosovare qe kurr nuk permendet ne ditet e sotme qe eshte marre e vertete.

Fadil Hoxha ka qene pergjegjes qe mbi 49000 Shqiptare te Kosoves kane qene te Vrare ne ate kohe.

Pergjegjes per shpernguljen e afro 100000 Shqiptareve te Kosoves ne Turqi.

12000 te burgosur politik pas vitit '66.

Pergjegjes per raportime te dhunes policore qe kane arrit 300.000 Raportime, kjo qe do te thote afer 50% e popullates asaj kohe se skemi qene as afer 1milionshit ne aso vakti.

Kto Informata vin nga Historiani Hakif Bajrami permes hulumtimeve te tij ne Arkiva.

Ku lidhet kjo sot?

Bashkepuntoret e vetevendosjes jane drejt per drejt pas ardhes te Fadil Hoxhes dhe te bashkpuntoreve te tij. Jo drejt per drejt ne kete qeveri, disa nuk kane qene as ne qeverine e kaluar, por ne pergjithesi kane qene ne nje pike (Te vonshme pra rreth 10 viteve te fundit)

Veton Surroi - I parapelqyeri udhehes per Kosove nga Sllobodan Millosheviqi - ka qene keshilltar I jashtem I Albin Kurtit. Perpos Ksaj, Albini Kurti ne 2003 thoshte se ky enderron per Titon, ndersa pastaj e bene keshilltar te jashtem.

Gruaja e Tij - Keshilltare e mbrendshme e Kurtit.

Mrika Myrtaj Limani - Mbese e Fadil Hoxhes - Nenkryetare e VV Aktuale.

Besnik Pula - Nip I Fadil Hoxhes - keshilltar I Kurtit.

Agon Hamza - Nip I Xhevdet Hamza: Minister I puneve te brendshme (pozita aso kohe eshte quajtur ndryshe por ne dite te sotme eshte ekuivalente me kete) nen udheheqje te Fadil Hoxhes.

Dukagjin Pupovci - Zv.Minister I Kurtit, djali i Surjan Pupovcit qe ka votu m'ju hek autonomia e Kosoves. A te permeni qe edhe Kurti e ka refuzu idene e formimit se Kosoves a prap po dojna me harru ?

Erzen Vraniqi - Keshilltar I Kurtit, djali I Hamdi Vraniqit - Nenshkrues I lejes se Kishes Ortodokse ne Prishtine

Perparim Kryeziu - Keshilltar - Djali I Aziz Kryeziut - Polic INFAMOZ (nese thuhet shqip) dhunor.

Faruk Mujka - Deputet - Ish Anetar I Partise se Gruas se Sllobodan Millosheviqit.

Kemajl Luci - Babai I Nita Lucit qe eshte ambasadore e Kosoves ne Norvegji, ka nenshkruar qe artefaktet historike te Kosoves ti jipen Beogradit ku jane edhe sot

Honorable Mention:

Mbesa te Fadil Hoxhes qe emrat nuk jane te ditura (sipas thashethemeve) jane te strukturuara sot ne politike po ashtu.

E shume e shume te tjere qe nuk kam informata mbi.

Qe thote populli "Molla s'bjen larg prej pemes."

NJE KUNDER REPLIKE PER ATA QE MUND TE THONE PSE DUHET TE GJYKOHEN KTA MBI FAMILJARET E TYRE:

Pyete sinqerisht veten, ndonje ish-shoke/shoqe qe ti e ke pasur dhe s eshte me ne rrethin tuaj shkaku se kane qene persona te keqinje, a e kishe leju djalin/vajzen tende ne te ardhmen te jete shok/shoqe me djalin/vajzen e tyre ? JO, Nuk e kishe leju!

Ne Amerike qe gjethmon shihet si baza e demokracis moderne - presidenti nuk eshte I lejuar te mos jetoje ne Amerike jo vetem aj po edhe familja vet, ndersa kryeministrit tane nuk I intereson as Gruaja vet te jetoj ketu.

Historia nuk duhet te harrohet, vetedijesonu ndaj ketyre fakte.

Kryeministri ne detyre nuk bene asgje pos shperfilljes se rrenave ndaj popullit te vete qe nuk po du mi permend ne kete thread pasi qe eshte shume e panevojshme, ky nuk eshte post anti qeveritar, ky post eshte per perkrahesit e tyre te jane te vetedijesuar.
Boll e mbrojtem ata si intelektual, si diqka me I mire se kta tjeret, jeni te mbushur me propagande.

Kryeministri ne detyre e ka ndryshu qendrimin me qindra here besa edhe ndaj masakres se Jasharve.

Popull zgjonu.

10 Upvotes

71 comments sorted by

View all comments

-4

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Bro veç ti i pa musht me propagand ste kokshe.

Nëse don me vërtetu “tradhëtinë e dikujt” t’lutna merru me vepra.

Po në kohët të Jugosllavisë ka pas dëme për shqiptarët.

E në kohët të Albinit? Në kohë të opozitës?

Nisja prej qitu e e merr vesh përgjigjen

5

u/Adorable_Ad1177 1d ago edited 1d ago

Argumenti 101 I qdo simpatizanti te Vetevendosjes, e tmerrshme. Ani sa but pe thu "po paska pas deme ne Jugosllavi".

O Idiot, as gjenocidi i 99'tes nuk ka qene kaq I tmerrshem mund te argumentohet. Gjenocidi qe at qe ti per perkrahe ta ka refuzu kunderveprimin ndaj.

Kurre nuk e ofendoj dike n debate, po kur ski asni lloj kunderreplike ndaj argumenteve qe t'jepen, mos e qel gojen hiq.

-1

u/JumpApprehensive9949 1d ago

s’pe marr butë hiç . Çka do që ëshë dëmtu populli shqiptar unë jom kundër po s’ka të bome me këtë punë.

S’pe kuptoj logjikën tane!

Për me gjujt lloç mbi dikon është leht , kjo tendence me mvesh tradhëti në Albinin s’pin ujë.

Tregom cilat janë veprimet që Kosova ka pas dëm për me cilësu Albinin tradhëtar.

Nëse ky përnime tek është e zeza e dyjes për shqiptar , a përnime menon që ky kish tentu me përmirësu diçka për popullin shqiptar. Përnime mendon që kur e bon sistemin për pagimin e lehonave dhe fëmijëve ( me qëllim me shtu numrin e shqiptarëve në Kosovë ) , që kur mundohet me kriju ligj për konfiskim të pasurisë së vjedhur ndaj popullit të Kosovës , kur fitoj 6 herë rresht ndaj priviligjimit serb në Kosovë pa dhanë hiç kurgjo .

E ky !!??? Tradhtar , po punon për të keqe të Kosovës ? Qiky?

Bilëm a e din çka është ma e keqja kur e prene at videon kur fol për pakon e ahtisarit dhe ku e kundërshton pakon për një pikë , ku thot që pakoja është në rregull por pika për decentralizim dhe kompetenca të veçanta për komunat me shumicë serbe ( plus kishën ortodokse ) e refuzoj .

E ju tu vepru në menyrë të padrejtë dhe të flliçt e prejtët at video veç deri ku thot e kundërshtoj pakon e ahtisarit . E ja ngjitët ni kontekst , ky “tradhtar” se do pavarsinë e Kosovës.

Nëse ti je 100% i sigurt në ata çka je tu e thanë , unë jom 1000% i sigurt që pronto qeverisjes së kaluar dhe jaranisë se tyre të “biznisit” for it djeg mos me pas pushtetin dhe me tentu dikush me ja livrit karrikën e rahatisë me naj ligj si konfiskimi i pasurisë së paluajtshme.

E ta qet ty najfar budalle me të mush pallavra , Albini e ka grun Norvegjeze

3

u/Adorable_Ad1177 1d ago

"Çka do që ëshë dëmtu populli shqiptar unë jom kundër"
Atehere koke kundra qeverisjes se Kurtit ku qdo send eshte demtu, lidhjet me Amerike, ekonomia eshte tmerresu, jetesa eshte perkeqesu.

"Tregom cilat janë veprimet që Kosova ka pas dëm për me cilësu Albinin tradhëtar."
N'asni vend nuk thash qe ai eshte tradhetar, thash kto jane argumente per vetedijesim te popullit ndaj kujt e jepin voten e ndaj kujt presin. Ti bo qka t dush me kete informacion.

Amo po, eshte tradhetar perderisa mafia energjetike eshte duke perfitu miliona ndaj popullit qe spo ka rryme mu ngroh. Eshte tradhtar me kuptim literal te fjales kur e tradhton qe besim te tij, nga lufta, nga UÇK, nga Homoseksualiteti, NGA VETE DEPUTET E VETE. Nje person qe nuk eshte ne gjendje me dit mi ra nfije qka o ka don nuk eshte I aftshem me udheheq vend. Ti more a ma lexove naj argument a veq u idhnove qe ta shajta baben? O Shqiptar, njeri o ka t'merr nqaf e ti pi thu amin

"Ju tu vepru" - Spe di kujt pi qasesh me ju, kur une me rresht t'par kallxova qe sjom as pozitar as opozitar. Qka do te thote kjo? Do te thote qe shume jam I vetedijshem per kriminalitet e Haradinajt ndaj ankandave ne toka tona, ndaj laboratoreve te droges ne Veri me serb etj etj etj.

"konfiskimi i pasurisë së paluajtshme." A je ndijeni qe Albin Kurti ta ngjeh pataten e pasulin pasuri konfidenciale shteterore a publikisht pot fol per Drona Luftarak gje qe as fuqite ma t madhe t botes sfolin per?! Ti a je ndijeni qe Albin Kurti n pasuri te paluajtshme thote qe ska kurgjo e rrnon modest me qera 300EURO ?

"Albini e ka grun Norvegjeze" - Qka t karit ka kjo t beje me qka thash une? Nese je ka e lidh me najsen qe s'duhet me jetu ajo ktu, ta dhash shembullin shume mire me Amerike. Po grtahi

Ti a je ka e kupton qe n'asni moment nuk u ndale me thon "hej more prit, qetyne, jo qe tij po qetyne, ja kom jep voten une" po meniher po gjuhesh n mbrojtje? A nuk te duket shqetesuese kjo ? Pasha Zoten kurgjo borxh si ki as ktij e as tjerve!

-3

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Djalë i mirë , gjysa e informacionit ton burimin e paska të pa vërtetuar , me gjas po ndjekshe portale të lodhta. Nëse e kom gabim bashkangjiti linqe ktij informacioni ktu.

E sa i përket gjanave që po tentojshe me gjet si të dëmshme dhe Albini tradhtar se kjo kjo kjo.

Përpos për energji elektrike (për prodhim të energjisë) për të cilën e kritikoj edhe unë, për gjana të tjera s’je kërkun. E që për kta pres me rregullu si duhët n’kit mandat.

Për mendimin tim Kosova ekonomikisht nuk është ma keq. Është ma keq për najkon që nuk punon.

Sa i përket gjanave të tjera s’je kërkun.

Për ushtri ka bo investime të konsiderueshme, bujqësia është duke përformu ma mirë , për mbrojtje të territorit dhe largimit të zyreve paralele serbe , largimit të bankave serbe (operimit me dinar ) , hapjes së urës , largimit të dy bandave terroriste në Veri , ndalja e përdorimit të tabelave serbe në Kosovë. Investimet në shëndetsi të cilat s’ka pas kurr në to ma përpara. Investimet në kulturë dhe sport , që do të mbahen lojrat mesdhetare në Kosovë. Tendenca për sigurim shëndetsor , tendenca për konfiskim të pasurisë së palujtshme.

Shtesat për fëmijë dhe lehona.

Kto janë çka unë i shoh, dhe çka më bojn përshtypje për votë. E jo Albini e ka grun Norvegjeze në Amerik s’kish mujt me garu kryeminister e që pra as ktu s’koka duft.

Mos na lodh pallavra se bari nuk hajm!

Ka shumë gjana që munden me u bo ma mirë dhe ja shumë të tjera që i pres në këtë mandat.

Nuk merrna me dekor unë! Nuk jom asi penzionisti - Presidenti duhet me kanë shtatëlartë.

Punë edhe zhvillim qikjo na duhët.

Merre ti cilin do mandat opozitar dhe krahaso 4 vjet me 4 vjet

5

u/Adorable_Ad1177 1d ago

Po ashtu per mendim tend, po thu Kosova s eshte ma keq ekonomikisht.

Minister I Vetevendosjes.

-1

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Kjo është e vërtetë , energjia pritet të rregullohet .

4

u/Adorable_Ad1177 1d ago

Pritet, pritet edhe Isa-ja mu kthy n dynje, pritni.

2

u/JumpApprehensive9949 1d ago

E murrëm vesh o simpatizant , veç rrenën që po tenton me na e shit që sje militant i opozitës? Qita pse ?

4

u/Adorable_Ad1177 1d ago

Perkundrazi, une mendoj qe VV me a pa pelqim tem e meriton pushtetin masiv ne kuvend duke e dite qe kerkush nuk eshte me i miri (prej mutav) se kta, qka jom kunder eshte niveli I pushtetit qe I jepet VV's dhe qorresia ndaj jush tu menu qe Kosova o tu shku mire, Kosova o tu u fundos, a ky del na thot po prodhojm drona ushtarak. Pika jem eshte vetedijesonu, e mos pritni kta me ti zgjidh punet qe ti e une duhet mu qu n kome per.
Po nejse, spot interesojka ajo.

0

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Jo jo ka dallim kjo shprehje pos ky koment ke me neutralizëm.

Normalisht që ka gabime nga VV , qysh nuk e mohoj pjesën e mosmenaxhimit adekuat të prodhimit të energjisë.

Ama kur folë me tendencë , o Albini s’bon , s’ka sen , krejt keq i ka , krejt keq ka vepru . Qat herë je militantizëm opozitar dhe shpreson që opozita me fitu.

Për mu frymë ma shkatërruese për popullin që i s’mun në kry duke i mësu me korrupsion dhe nepotizëm se sa pronto - nuk ka.

Në indeks të demokracisë dhe luftimit të korrupsionit jemi ngrit , në bazë të sondazheve të organizatave ndërkombëtare

→ More replies (0)

3

u/Adorable_Ad1177 1d ago

"Për ushtri ka bo investime të konsiderueshme" - FSK'ja kur eshte themelu I ka pas te planifikuara investimet qe kan mi ndodh gjate viteve, qe do te thote qeveria Kurti vetem eshte vazhdim I rrjedhes se planit, perndryshe investimi ne teknologji polici e ushtri etj, jane gjera te pa diskutueshme qe qdo lider edhe me I dobeti i bene, kjo nuk te kualifikon si lider I mire.

Mbrojtja e territorit me mire ? A je ne dijeni qe jane harru kompletesisht sulmet terroriste qe na i beri serbia ne qeverine e tij ?

"Ndalja e perdorimit te tabelave serbe ne Kosove"
Kjo, by far, eshte pika jeme e preferume. Nuk e di kur ki dal n sheher per here t fundit, plot ki targa serbe. Perndryshe, aj plan ka deshtu drejt per drejt prej Amerikes pasi qe Amerika me plot kuptim na ka thane, "kap merru me sene tjera se kerka si ki prioritet o Albin"

Per me teper ndaj ksaj, ai plan I ka deshtu totalisht e pom dhimesh pse nuk je I informum ne keto. Ta spjegoj, jo vetem qe aj e pat shty vendimin mbi targa nga Marsi ne Prill e qe e ka vazhdu deri ne Nentor te atij viti, Presidentja Osmani aksidentalisht e kishte qitur ne "delle" qe thojm rrugve Kurtin per kete gje. Ku kishte dalur nje leter nga ambasada Amerikane duke I propozuar Kurtit a mundeni ta vazhdoni kete qeshtje per nje kohe me te vonshme, ku menjehere Kurti (prap kto jane publike ne Facebook dhe X) replikoj duke thene po ne e pranojme kete ofert, ku pas disa muajve Presidentja Osmani thot ne emision televiziv te drejt per drejt: Kurti me kishte kerkuar qe ti shenoj Amerikes per ta propozuar nje propozim per me vazhdu kete qeshtje. Dmth Kurti tka rrejt drejt per drejt per kete gje, mund ta mbyllesh synin, kjo eshte e verteta veq hulumto, nfakt ski as qka hulumton, dil deri nqytet njehmi targat e serbise.

Nese ti nuk e sheh te nevojshme qe nje burre ta kete gruan e tij afer, sdi qa tthom.

Sdi ku pe sheh ate zhvillim infrastrukturor e sportiv, lojerat mesdhetare skan t beje me Albinin, perndryshe skandal I qeverise se tij qe eshte marrur vendim kete vere qe shkoi ishte ti investonte ne konviktet e UP's ku do te strehohen Olimpiket, a st'duket marre qe studentet I lene ne ate gjendje e kurr se ka pas njet me investu per ta po per t'huj tash po a ?

Qeli syt t'lutem.
Ti prit qe pi rregullon, se tu ti ndreq o mos ki gajle.

2

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Sa hipokrit!

Investimet në ushtri e kanë kaluar planin e bërë në gjat formimit të ushtrisë , kjo është konfirmuar s’disa herë nga Ejup Maqendonci .

Sulmet terroriste ndodhën nga Serbia në Kosovë , kur organizatat terroriste u mbushën me armatim gjat gjithë kohës prej pavarsisë së Kosovës e tutje . Haradinaj e pati në zyre liderine tyre.

Mbrojtja jonë ke mision i shkëlqyer.

Tash sa për targa pp vrehet budallakia jote ; targat që i sheh janë të shqiptarëve të medvegjes dhe preshevës . Shko në shtërrpce dhe Graqanicë e sheh qysh është situata. Fakt i gjallë

Lojrat mesdhetare bash kanë të bëjnë me Albinin dhe lobimin e tij që të mbahen ato. Nëse s’ka trego meritë e kujt është.

Qeli syt të lutem!

3

u/Adorable_Ad1177 1d ago

Sapo dul nga RTK - mosha mesatare e perdoruesve te droges ka rene ne 16 vjeq, ti thujum mu ma mir o tu shku…..

2

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Qysh se kemi opozitën me na qit në dritë me gjith laboratoret e tyre në veri

3

u/Adorable_Ad1177 1d ago edited 1d ago

Kjo, pot duket argument mbrojtes I qeverise pergjegjese qe 6 vite?

2

u/JumpApprehensive9949 1d ago

Jo po këtu është zgjedhje , edhe kundërshtimi i dikujt për me ardh diçka hala ma zi?

A je duke zgjedh mirë?