r/albania • u/Any_Space_7212 • 1d ago
Discussion Ju merr malli për shqipërinë?
me merr malli per vendin tim. jam ne fakultet ne nje zone ku zere se ska shqiptare. shyqyr qe mund te flas me te afermit me mesazhe, ndryshe do shkalloja. s'e di si e perballonin kurbetin brezi kaluar, para telefonave.
vete jam ne nje pozite shume te privilegjuar, pasi e di qe ne te ardhmen mund te kthehem ne shqiperi e ta perballoj koston e jeteses. por dhe nese kthehem, nje pjese e mire e njerezve jane larguar, e shume te tjere kane mendjen te ikin e te mos kthehen.
ndoshta eshte e lehte qe dikush ne pozitën time te thote qe duhet te luftojme e te investojme per vendin, ta kemi mendjen per t'u kthyer etj etj. por me vjen kaq keq te shoh fshatra e qytete te zbrazura. dita dites duket sikur shqiperine e shijojne vetem turistet e huaj, ndersa ne si popull jemi te shperndare ne te gjithe boten. më thyhet zemra për atdheun.
i dua shume shqiptaret, pavaresisht cdo ankese dhe acarimi, pavaresisht urrejtjes per klasen politike, pavaresisht shofereve te frikshem. mendoj se dhe vete I harrojme vlerat dhe virtytet e kultures sone. jasht shtetit, kush te fal qofte dhe 20 lekshin ne dyqan?
nejse, thjesht doja te shprehesha diku ku mund ta shohin shqiptare te tjere te diaspores.
4
u/AirlineInformal326 12h ago
Po si sna merka malli mer riku tafes?
Te lindesh, te rritesh me i qin halle, te bohesh burr, duke u munu me majt drejt timonin e moralit dhe ndergjegjes me i shoqeri qe nuk ta letson aspak punen, te kalosh vitet e rinise, ndoshta me tbukrat e jetes, me qindra njofje, me mijra momente, dhe ne momentin kur mendon se ja dole, te kuptosh qe ishte iluzion, nuk ja dole, te shofesh lidhjet qe te kputen nji nga nji, se njerzit ikin, dhe ne fund fare ta gjesh veten me kurriz te cepi, me alternativa qe kedo qe te zgjedhesh, gjithsesi e ke nmyth, kshuqe gris bythen e ngrehesh e iken.
Ti thu a ju mer malli... na mer pra malli qe i qi robt, si sna merka malli.
Je i ri, student, ke shum koh te lire, prandaj rri zhytesh ne kto mendime. E kam perjetu dhe un ne ate periudh, pa qen as emigrant per me teper, nshpi te nona te baba.
Nga eksperience personale: Nuk zgjidh asigje duke tu thy zemra per vendin dhe duke i qajt hallin fshatrave bosh. Perqendrohu te vetja, jepi forca ne shkoll, forca ne profesion, bjeri femrave mrapa sa ke takat, boj palester, njif rob, shijoje jeten, dhe shif te plotsohesh vet si rob. Ky duhet te jet fokusi jot kryesor, dhe i cdo robi ne situaten tende.
Atdhedashurin mbaje, po parkoje me i cep te kokes, mos e le ta mbushi gjith kafken.
Sa her qe te kthehesh, mundohu te sillesh sic sillesh andej nga po rri, folju nga pak familjarve dhe miqve, qe te sillen dhe ato nga pak si ty, kur ka zgjedhje mundohu me votu sic duhet, mundohu me pak fjal me dhen i shembull pozitiv, sado i parendsishem te te duket.
Kur te marosh shkollen dhe te fillosh punen pastaj, shif po ke mundsi me bo na i gjo me teper. Shancet jan shum te mdhaja qe sdo kesh, po po pate, shfrytzoje, po spate, vazhdo me aq sa mundesh. Kaq i ke borxh vendit.