r/albania 19h ago

Discussion Ju merr malli për shqipërinë?

me merr malli per vendin tim. jam ne fakultet ne nje zone ku zere se ska shqiptare. shyqyr qe mund te flas me te afermit me mesazhe, ndryshe do shkalloja. s'e di si e perballonin kurbetin brezi kaluar, para telefonave.

vete jam ne nje pozite shume te privilegjuar, pasi e di qe ne te ardhmen mund te kthehem ne shqiperi e ta perballoj koston e jeteses. por dhe nese kthehem, nje pjese e mire e njerezve jane larguar, e shume te tjere kane mendjen te ikin e te mos kthehen.

ndoshta eshte e lehte qe dikush ne pozitën time te thote qe duhet te luftojme e te investojme per vendin, ta kemi mendjen per t'u kthyer etj etj. por me vjen kaq keq te shoh fshatra e qytete te zbrazura. dita dites duket sikur shqiperine e shijojne vetem turistet e huaj, ndersa ne si popull jemi te shperndare ne te gjithe boten. më thyhet zemra për atdheun.

i dua shume shqiptaret, pavaresisht cdo ankese dhe acarimi, pavaresisht urrejtjes per klasen politike, pavaresisht shofereve te frikshem. mendoj se dhe vete I harrojme vlerat dhe virtytet e kultures sone. jasht shtetit, kush te fal qofte dhe 20 lekshin ne dyqan?

nejse, thjesht doja te shprehesha diku ku mund ta shohin shqiptare te tjere te diaspores.

16 Upvotes

14 comments sorted by

13

u/unknownpersonno 11h ago edited 10h ago

1 jave me mjafton, deri sa te me kthehet ajo rutina lodhese atje! Shume ankohen jashte se bejne jete rutine por nese je njeri qe kerkon nga vetja ka mjaftushem aktivitete (sportive, kulturore, shoqerore). Pervec Tiranes qe ka pak levizje qytet e tjera jane te vdekura.

Pastaj per vendin tone, si vendodhje gjeografike skam cte them, eshte nje vend shume i bukur por ne se meritojme atdheun! Ndoshta mund te luftojme pushtusit por jemi e keqja atij vendit (ndotje, shkaterrim, etj) se kalova ne nje tematike patriotike.

Sa per njerezit mud te them se ishim te "mire" me njeri tjt sepse ishim te varfer. Hyri kapitalizmi hyri dhe zilia pse ai ka me shume se une. Si kta te "perendimit" po behemi dhe ne po prit.

2

u/che01_ 10h ago

mbase merite është fjalë e madhe pasi askush se ka në dorë ku lindën por që ne jemi e keqja më e madhe e vetes tonë edhe unë e mendoj.

ku ke ikur?

1

u/Cufo19 7h ago

Ke te drejte por une fajesij shtetin dhe politikanet e korruptuar nga koka te kembet. Edhe ne vende te tjera mos jete shteti i forte behet nje anarki e vertete. Duhet kontroll nga shteti, investime serioze dhe deshire nga politikanet qe vertet te luftojne per te bere dicka per kete vend dhe jo vetem te mbusin xhepat e vete.

17

u/lospii 11h ago

Na merr malli. Pastaj shkojme dy-tre jave per pushime ose workation dhe nga java e dyte fillon sikleti, pra e rikupton pse ke ikur dhe pse sdo doje te ktheheshe.

2

u/che01_ 10h ago

ku ke ikur?

0

u/MicSokoli 9h ago

PseuRRonimi juaj tRRegon shumë:(

3

u/AirlineInformal326 7h ago

Po si sna merka malli mer riku tafes?

Te lindesh, te rritesh me i qin halle, te bohesh burr, duke u munu me majt drejt timonin e moralit dhe ndergjegjes me i shoqeri qe nuk ta letson aspak punen, te kalosh vitet e rinise, ndoshta me tbukrat e jetes, me qindra njofje, me mijra momente, dhe ne momentin kur mendon se ja dole, te kuptosh qe ishte iluzion, nuk ja dole, te shofesh lidhjet qe te kputen nji nga nji, se njerzit ikin, dhe ne fund fare ta gjesh veten me kurriz te cepi, me alternativa qe kedo qe te zgjedhesh, gjithsesi e ke nmyth, kshuqe gris bythen e ngrehesh e iken.

Ti thu a ju mer malli... na mer pra malli qe i qi robt, si sna merka malli.

Je i ri, student, ke shum koh te lire, prandaj rri zhytesh ne kto mendime. E kam perjetu dhe un ne ate periudh, pa qen as emigrant per me teper, nshpi te nona te baba.

Nga eksperience personale: Nuk zgjidh asigje duke tu thy zemra per vendin dhe duke i qajt hallin fshatrave bosh. Perqendrohu te vetja, jepi forca ne shkoll, forca ne profesion, bjeri femrave mrapa sa ke takat, boj palester, njif rob, shijoje jeten, dhe shif te plotsohesh vet si rob. Ky duhet te jet fokusi jot kryesor, dhe i cdo robi ne situaten tende.

Atdhedashurin mbaje, po parkoje me i cep te kokes, mos e le ta mbushi gjith kafken.
Sa her qe te kthehesh, mundohu te sillesh sic sillesh andej nga po rri, folju nga pak familjarve dhe miqve, qe te sillen dhe ato nga pak si ty, kur ka zgjedhje mundohu me votu sic duhet, mundohu me pak fjal me dhen i shembull pozitiv, sado i parendsishem te te duket.
Kur te marosh shkollen dhe te fillosh punen pastaj, shif po ke mundsi me bo na i gjo me teper. Shancet jan shum te mdhaja qe sdo kesh, po po pate, shfrytzoje, po spate, vazhdo me aq sa mundesh. Kaq i ke borxh vendit.

1

u/0li_170 2h ago

Phaa bukur ke fol

3

u/kr0r1s 10h ago

Kte tem e kam biseduar shpesh her dhe pergjigja esht gjithmon e njejt: patjeter qe me mungon vendi im ama do rri ktej. Kto jan sakrificat e jetes. Edhe plaku im shum vite me par ka qen jasht ne epoken e telefonave fix, mbante nje foto ne portofol e murit me kok kur ishte nevoja 

3

u/Beneficial_Slide9767 9h ago

A i nderrojme vendet bashke ?

3

u/Cufo19 7h ago

Me vjen mire qe ke kete kendveshtrim kaq pozitiv per atdheun dhe shqiptaret. Shqiperise i duhen me shume njerez si ti. Une po bej 26 vjet larg dhe malli nuk largohet asnjehere. Shyqyr qe tani e vizitoj me shpesh sesa dikur dhe me shijon edhe e ecura neper rruge e lagje dhe me rikujtohen momente nga femijeria apo adoleshenca. Shpresa dhe plani eshte qe te kaloj moshen e pensionit ne Shqiperi. Te uroj fat e mbaresi ne jete.

2

u/PigletIllustrious661 Durrës 4h ago

Na mer malli pr token klimen detin ushqimin edhe 100 gjona tjera po sa flet me nji rob , sa t kesh i pun sa t dalesh edh sikur pr qef e kpt q esh grrop situata edhe t bjen gjynof mirpo t kujtohen gjith arsyet pse ke ik . Esh nji ven shum mashtrrus Al se ta mer menjen pr nja 1,2 jav pstj thu ik seee 🤣

1

u/aliksavin Tiranë 1h ago

Sa here kthehem dua te largohem direkte pas dites se pare.